Automatizimi betonares – Graniti Sh.P.K. Istog
Kategoria:
Automatizime të fabrikës / Betonare
shËrbimet:
-Programimi i PLC
-Zhvillimi i SCADA software
DATA FILLIMIT:
10 Gushtë, 2019
DATA MBARIMIT:
25 Gushtë, 2019
Ekipi:
Valmir Hoxha, Edin Purova, Nart Gashi, Qerim Lloshi (external), Arian Rexha (external)
01. Përshkrimi punës
Në betonieren e kompanisë Graniti Sh.P.K. në Istog, Ariatech ka automatizuar plotësisht procesin e prodhimit të betonit. Fillimisht, plani elektrik u zhvillua në përputhje me sistemin mekanik ekzistues të betonares, duke siguruar që çdo komponent të ishte i integruar në mënyrë efikase dhe të sigurt. Paralelisht, u zhvillua softueri SCADA dhe programi për PLC, të cilët do të kontrollonin dhe monitoronin procesin e prodhimit.
Më pas, më 10 gusht 2019, filluan punimet në betonieren e Graniti Sh.P.K. Sistemi i vjetër elektrik u hoq plotësisht, dhe nisi instalimi i sistemit të ri, i cili përfshinte komponentë të avancuar të automatikës për të siguruar një prodhim më të shpejtë, të saktë dhe të qëndrueshëm të betonit.